Rrjedh gazi në objektin e shërbimit sekret të Suedisë, 8 persona përfundojnë në spital

Feb 23, 2024 | 23:23
SHPËRNDAJE

Tetë persona, duke përfshirë edhe oficerë policie, kanë përfunduar në spital pas rrjedhjes së gazit në objektin e shërbimit të sigurisë suedeze, ka raportuar BBC.

rrjedhje gazi

Rreth 500 njerëz u evakuuan. Banorët raportuan policinë për “një erë të pazakontë”.

Sensorët në kulm të ndërtesës kanë detektuar fosigjenin, i cili përdoret për të bërë plastikën dhe pesticidet.

Shërbimet e emergjencës kanë nisur operacionin e madh për të zbuluar shkaqet.

Gjashtë njerëz u dërguan në spital për shkak të problemeve me frymëmarrje dhe dy të tjerë shkuan vetë. Në mesin e tyre kishte edhe oficerë të policisë “që nuhatën erën kur arritën në vendngjarje”, ka thënë policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura