“Rritja e pagave, prioritet absolut”- Ministrja Manastirliu takim me strukturat e MAS: Të përqendrohemi tek arsimi profesional

Sep 18, 2023 | 14:30
SHPËRNDAJE

 

Ministrja Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me strukturat e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku është shprehur se prioritet absolut do të jetë rritja e pagave të mësuesve.

manstirliu

Manastirliu, e cila u emërua pak ditë më parë si ministre e MAS, tha se fokusi duhet të jetë arsimi profesional.

“Do të rrisim rolin dhe figurën e mësuesit dhe do t’i mbështesim me edukimin në vazhdim dhe rritjen e pagave. Rritja e pagave do të jetë një prioritet absolut”, u shpreh Manastirliu.

Ndërsa më pas shtoi: “Do të përqëndrohemi tek arsimi profesional, si lidhja më efektive me tregun e punës, duke i’u përgjigjur zhvillimit ekonomik. Një tjetër drejtim i punës së përbashkët do të jetë objektivi për profilizimin e universiteteve, bazuar në zhvillimin rajonal dhe ekonomik, ridizenjimi i kurrikulës universitare, në përputhje me kërkesat e tregut të sektorit publik dhe privat.”

Ajo vuri theksin tek bashkëpunimi me universitetet prestigjioze ndërkombëtare, si dhe hapja e degëve të tyre në bashkëpunim me universitetet shqiptare.

Gjatë takimit me stafin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Manastirliu theksoi se do të standardizohet infrastruktura didaktike në rrjetin shkollor në çdo cep të vendit, duke iu përgjigjur kohës dhe teknologjisë.

Gjatë prezantimit të prioriteteve, Ministrja Manastirliu u ndal tek zgjerimi i platformave interaktive përmes digjitalizimi dhe inovaconit apo edhe inteligjencës artificiale. Gjithashtu fokusin e vendosi tek mbështetja për sportin, për çdo disiplinë, si dhe promovimi i kampionateve sportive në shkolla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura