Rritja e çmimeve të ushqimeve, eksperti i ekonomisë në Panorama TV: Ja zgjidhja përfundimtare për përmirësimin e situatës. Nxitja e investimeve të huaja…

Mar 9, 2023 | 8:56
SHPËRNDAJE

Eksperti i Ekonomisë Fatos Çoçoli ka folur për situatën ekonomike në vendin tonë dhe rritjen e çmimeve.

Në një intervistë në emisionin “Panorama e Mëngjesit” me moderatorët Klevin Muka dhe Megi Latifi, Çoçoli deklaroi se zgjidhja për përmirësimin e treguesve të ekonomisë është shtimi i vendeve të punës.

“Zgjidhja përfundimtare është të kesh një ekonomi që të shtosh vendet e punës që ata njerëz që janë brenda skemës së ndihmës sociale të dalin nga kjo skemë. Ajo është një zgjidhje afatgjatë që varet nga politikat për zhvillimin e ekonomisë sonë. Dhe nxitja e investimeve të huaja sepse edhe ato japin vende të reja pune”, u shpreh ai.

Çoçoli theksoi se çmimi i lartë i karburanteve në vendin tonë ndikon edhe në rritjen e kostove për produktet e tjera.

“Zgjidhja është ta prodhosh miellin dhe bukën vetë, Ne u goditëm më shumë nga kriza se vendet e rajonit për shkak edhe të tërmetit.

Ne kemi një çmim të lartë të karburanteve sepse i importojmë të gjitha. Duke qenë një vend importues neto i naftës jemi të detyruar të pësojmë një rritje çmimi më të lartë. Pesha e taksave në një litër naftë është shumë më e lartë te ne. Sepse ne TVSH-në e naftës e kemi në këtë taksë që e vjelim në momentin kur vjen nafta. Maqeonia e vjel në pikën e shitjes me pakicë”, deklaroi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura