“Rritja e çmimeve katastrofike”- Qytetarët për Panorama TV: Produktet industriale më të shtrenjta

May 22, 2023 | 15:00
SHPËRNDAJE

Rritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve ushqimore e ka bërë të vështirë jetesën për qytetarët në Shqipëri.

Për Panorama TV ata bëjnë përgjegjëse qeverinë për situatën e krijuar.

“Më shumë është rritur çmimi i produkteve të importit, si vaji. Edhe i frutave, shkon zinxhir”, tha një qytetar.

“Rritja e çmimeve është katastrofike, pa të ardhura, pa punë. Në supermarkete janë çmimet më të larta. Të gjitha çmimet e produkteve janë rritur”, tha një qytetar tjetër.

Qytetarët shprehen se kanë filluar të kursejnë që të ushqehen të paktën me produktet bazë të shportës së ushqimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura