Rrëzohet avioni ushtarak në Torino/ Humb jetën 5-vjeçarja, plagoset rëndë vëllai i saj dhe prindërit! Piloti hidhet me parashutë dhe… (VIDEO)

Sep 16, 2023 | 19:29
SHPËRNDAJE

Një avion ushtarak u rrëzua pranë aeroportit Caselle në Torino të Italisë.

640-0-avioni-italijpg-157 (1)

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, nga incidenti një vajzë 5-vjeçare humbi jetën, një djalë 9-vjeçar u plagos duke pësuar djegie në të gjithë trupin dhe u transferua në spitalin e fëmijëve Regina Margherita, babai dhe nëna e tyre u plagosën gjithashtu dhe u transferuan respektivisht në spitalet San Giovanni Bosco dhe Cto.

Gjithashtu mësohet se Piloti i avionit shpëtoi veten duke u hedhur me parashutë.

Avioni i aeronautikës ushtarake italiane ishte me avionët e tjerë teksa kryenin stërvitje kur MB-339 humbi lartësinë dhe u përplas në fund të pistës. Nga përplasja avioni shpërtheu duke shkaktuar vdekjen e vajzës, e cila po shikonte manovrat e avionëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura