Rreziqet për gratë shtatzënë me apendicit, gjinekologia për Panorama TV: Nga lindja e parakohshme tek aborti spontan…Ç’duhet të dini

Apr 26, 2023 | 11:41
SHPËRNDAJE

Mjekia gjinekologe Xhensila Omeri, e ftuar në “Panorama e Mëngjesit”, ka treguar rreziqet për gratë shtatzëna me apendicit.

Gjinekologia u shpreh se nëse apendiciti nuk mund të trajtohet më me antibiotikë, atëherë gruaja duhet të bëhet operacion pasi rrezikon jetën e saj dhe të fëmijës.

Ajo theksoi se risqet e operacionit varen nga tremujori i shtatzënisë së gruas.

Në tremujorshin e parë mund të ketë abort spotan, ndërsa në tremujorshin e dytë apo edhe më vonë rrezikon lindje të parakohshme.

Gjinekologia Omeri: Ajo që mund të bëjmë përpara se të ngelim shtatzënë është të bëjmë një konsultë paraprake tek gjinekologu dhe të bëjmë një jetë të shëndetshme. Nëse ne vuajmë nga një sëmundje, duhet të bësh analiza e konsulta të detajuara për të kaluar në kohë një problem që ekziston paraprakisht. Kjo ndodh në momentin kur t’i e planifikon shtatzëninë.

Apendiciti nuk mund të hiqet përpara shtatzënisë, por kur ke episode të përsëritura të infeksionit dhe vjen një moment që as terapia me antibiotik nuk funksionin.

Është një gjëndër që ka element mbrojtës. Janë një portë mbrojtëse për bakteret, është pjesë e organizmit dhe ka funksionin e vet.

A e dëmtojnë antibiotikët fëmijën?

Ka antibiotikë që përdoren në shtatzëni dhe nuk japin problem në ecurinë e fëmijës. Sidomos ku ka kaluar 3 mujori i parë kur edhe paracetamolët përdoren me kufizim. Por ka antibiotikë që përdoren në shtatzëni për të trajtuar infeksione të ndryshme. Zgjidhen antibiotikë nga gjinekologu që nuk dëmtojnë ecurinë e foshnjës.

Ndërhyrja kirurgjikale në muajin e 5-6 të shtatzënisë?

Ka problematika të ndryshme në 3 mujorë të ndryshëm në aspektin kirurgjikal dhe rrisqet që ka.

Kur flasim për urgjencë kirurgjikale nëse kemi një apendiciti që nuk trajtohet, ta mbajmë nën kontroll me regjim apo antibiotikë, duhet të bëhet operacion, nuk mund ta shtysh pavarësisht nëse në çfarë tremujorëshi është gruaja shtatzënë.

Sepse është urgjencë dhe rrezikohet jetën e nënës si edhe fëmijës. Nuk mund ta shtysh, duhet që të futesh në operacion pavarësisht tremujorit. Në tremujorin e parë rrezikon abort spontan, ndërsa tremujorin e dytë ose më vonë për lindje të parakohshme.

Sa e shëndetshme mund të jetë kjo lindje para kohe?

Është gjithmonë delikate dhe varet nga periudha që është bebi. Nën 28 javë është shumë herët.

Pavarësisht se janë raste të rralla, menaxhohen me ekip multidisiplinar. Bëhet fjalë për dy jetë nën vetvete. Në përgjithësi shkon mirë, kur kapen në kohë. Në momentin që e vonon dhe duhet të ishte operuar më përpara, rrezikon shumë më shumë sepse mund të çahet, rrezikon jetën e tënde dhe bebit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura