Rreziku nga makinat, këmbësorët “bixhoz” me jetën në Tiranë

SHPËRNDAJE

Të ecësh në këmbë në qytetin e Tiranës është një sfidë më vete për të gjithë kalimtarët, pasi fuqia është e automjeteve.

Emisioni investigative “BOOM” në RTV Ora News ka bërë një vëzhgim në disa rrugë të kryeqytetit, dhe ajo që vihet re është një kaos i vërtetë.

Nga vëzhgimi duket fare qartë se edukata e drejtuesve të makinave në raport me qytetarin dhe këmbësorin është zero. Për këtë ankohen edhe vetë qytetarët.

Këmbësori nuk ka prioritet as në vijat e bardha, aty ku kodi rrugor i jep përparësi këmbësorit. Pra të luash bixhoz me jetën është të kalosh nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakBajamja nga Fieri shkon për herë të parë në palestër, 87-vjeçare sfidon vajzat e reja (video)
Artikulli tjetërSKANDALI/ Për të bërë rezonancën në QSUT duhet të presësh disa muaj

S'KA KOMENTE

Comments are closed.