“Rreth 95 % e Kryesisë së PD janë të emëruar nga Basha”- Ndregjoni në Panorama TV: Alibeaj nuk ka asnjë lloj ndryshimi nga Rusmaili, të japë llogari se përse e mbajti peng…

Jun 9, 2023 | 15:43
SHPËRNDAJE

Kreu i Unionit të të Përndjekurve Politik, Besim Ndregjoni, është shprehur se 95 % e Kryesisë së Partisë Demokratike janë të emëruar nga ish-kryedemokrati Lulzim Basha.

dtlkll;

Komentet Ndregjoni i bëri gjatë një interviste në Panorama TV, ku tha se Enkelejd Alibeaj nuk i ka përfaqësuar ish-të përndjekurit politikë dhe shtoi se ai duhet të japë llogari se përse mbajti peng për 1 vitë e gjysmë PD-në për t’ja dorëzuar atë Lulzim Bashës.

“Sistemi politik në Shqipëri i njohur si demokraci është krijuar mbi mitizimin e partisë së punës. Një parti që mitizon kryetarin, që nuk lejon votën e lirë, ku kryetari Lulzim Basha humb të gjitha zgjedhjet dhe thotë me retorika komuniste unë do të bëj ndryshimin. Nëse do të futet Basha në zgjedhje, çfarë zgjedhje të lira ka aty. Ku ka votim të lirë në PD. PD nuk ka statistikë sesa anëtarë ka. 95 % e Kryesisë janë të emëruar nga Basha dhe jo të zgjedhur.

Dhe çfarë vote të lirë do të kërkojë Basha, kur forcat e tij paramilitare. Me këta a kishte shëmtirë më të madhe. Si mund të quhesh PD kur ti kërcënon deputetët e tu. Si mund të lejohen në sistem demokratik individë të tillë. Një sistem demokratik çmohet nga vota. Vota është gjëja më e shenjtë për votuesin. Kujtojnë këta, kjo kryesi e PD-së se ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët do të presin kur të caktojë kjo Kryesi një kryetar.

Të mbështes dhe që kam 10 vite që mbështes pushtetin absolut të Ramës, të përkrahim këtë që humbet në çdo zgjedhje. Elektorati i djathtë duhet të votojë si të pasurohen deputetët. Kemi ndonjë ndryshim me partitë diktatoriale? Këta po haen me njëri-tjetrin. Këta duhet të dalin para elektoratit të djathtë e të japin dorëheqjen, t’i thonë elektoratit që na falni sepse e kami shpërdoruar besimin tuaj. Elektorati i djathtë i paralajmëroi në 14 maj. Në lagjen time janë 4 pallate me të përndjekur politikë, dhe votoi vetëm familja ime.

A ka turp më të madh, sivjet ishte 50 vjetori i revoltës së Spaçit dhe nuk u tha asnjë fjalë. Alibeaj nuk ka pasur asnjë lloj ndryshimi me Ilir Rusmailin. Alibeaj të japë llogari se përse për 1 vit e gjysmë e mbajti peng PD-së për t’ja dorëzuar Bashës”, u shpreh Ndregjoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura