Rreth 90 minuta protestë/ Molotov dhe flakë para bashkisë së Tiranës! Ja kur do të jetë tubimi i radhës

May 21, 2024 | 12:39
SHPËRNDAJE

Ka zgjatur rreth 90 minuta protesta e opozitës dhe e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit para bashkisë së Tiranës.

Herë pas here protesta është shoqëruar edhe me tensione, ku qytetarët kane hedhur molotov në drejtim të bashkisë, ku është djegur edhe një pemë.

Pas fjalimeve, që kishin si kryefjalë largimin e kryetarit të bashkisë u njoftua se tubimi i radhes do te jete të martën e ardhshme.

Nga ana tjetër një qytetar ka zgjedhur që të qëllojë me vezë dhe fruta në drejtim të godinës së bashkisë së Tiranës.

molle dhe veze

Edhe në protestat e kaluara, protestuesit kanë hedhur qepë dhe perime të tjera në drejtim të bashkisë.

Kujtojmë që kjo është protesta e tetë e opozitës para bashkisë së kryeqytetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura