“Rreth 30% e vendit është e mbuluar nga minat”, zyrtarja ukrainase shpjegon “efektin domino” në mbarë globin: Do të shkaktojë krizë urie nëse…

Jan 30, 2023 | 18:23
SHPËRNDAJE

Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, duket se një tjetër problem janë minat e vendosura gna forcat ruse në një pjesë të madhe të territorit ukrainas.

vooa-752x440

Një zyrtare ukrainase tha se rreth 30% e territorit të Ukrainës është e mbuluar me mina tokësore dhe eksplozivë, dhe sipas saj, dështimi për t’i hequr ato mund të shkaktojë një “efekt domino” në Evropë dhe Afrikë.

Në një fjalim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Lesia Vasylenko tha se pajisjet tani janë shpërndarë në zona të tokës bujqësore dhe pyjore, si dhe në qytete, qyteza dhe fshatra.

“Zonat e de-okupuara së fundmi janë zonat që paraqesin më shumë rreziqe për jetesën e njerëzve,” tha ajo.

Burra, gra dhe sidomos fëmijë pranohen çdo ditë me plagë nga eksplozivi.

Ajo shtoi se problemi i çminimit të Ukrainës është tani një çështje globale dhe nëse pajisjet nuk hiqen dhe personeli nuk trajnohet për heqjen e tyre, fushat nuk do të jenë gati që fermerët të mbjellin të korrat e tyre në pranverë.

“Kjo do të çojë në një efekt domino të problemeve masive, duke u shtrirë përtej territorit të Ukrainës, por edhe përtej territorit të Evropës, në Afrikë dhe Lindjen e Mesme .

“Këto probleme janë uria, migrimi masiv dhe gjithçka që nxitet nga kjo.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura