Rrëshqitja masive e dheut në Papua Guinea e Re, më shumë se 2,000 njerëz të vdekur

May 27, 2024 | 9:33
SHPËRNDAJE

Më shumë se 2,000 njerëz kanë ndërruar jetë si pasojë e një rrëshqitje masive dheu në Papua Guinea e Re, bëjnë me dije agjencitë e vendit.

Papau

Rëshqitja e dheut rrafshoi fshatin malor në Kaokalam në provincën Enga, rreth 370 milje në veriperëndim të kryeqytetit port,  Moresby.

Fillimisht zyrtarët lokale njoftuan se numri i të vdekurve ishte 100 ose diçka më shumë, por deri më tani numri i viktimave i ka kaluar 2,000.

Rreth gjashtë fshatra u prekën nga rrëshqitja e dheut në rajonin Mulitaka të provincës, sipas Departamentit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Australisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura