“Rrëmbimi” i 3-vjeçarit nga gjyshërit, ndalohet edhe një person tjetër! Kontrolle në Has e Kukës, ende asnjë gjurmë se ku ndodhet i mituri

Apr 18, 2024 | 9:26
SHPËRNDAJE

Ende nuk ka asnjë gjurmë se ku ndodhet 3-vjeçari që u “rrëmbye” nga gjyshërit e tij nga ana e babait, të cilët refuzojnë t’ia kthejnë fëmijën të ëmës.

Ille gjuni1

3-vjeçari, babai i të cilit humbi jetën në një aksident rrugor rreth 1 vit më parë, rezulton i zhdukur prej 6 ditësh. Pas arrestimit të gjyshit të të miturit, 60-vjeçarit Rexhep Gjuni, është ndaluar nga policia edhe një person tjetër, 49-vjeçari me iniciale A. S., banues në Has.

49-vjeçari i ndaluar nga uniformat blu është vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit. Ndërsa vijojnë kërkimet për gjetjen e gjyshes, 57-vjeçares me iniciale B. Gj, banuese në Durrës dhe vëllait tjetër të saj, 43 vjeçarit me iniciale F. S., banues në Has.

Policia ka kyer kontrolle në disa banesa të të afërmve të gjyshes së 3-vjeçarit, në Kukës dhe në Has, ku kishte indicie se mund të mbahej i mituri, por i mituri ende nuk është gjetur.

Lexoni edhe: Nëna akuzoi vjehrrit se i morën fëmijën dhe nuk ia kthyen më! Policia: 3-vjeçari s’është gjetur ende

 

 

Njoftimi i policisë:

Kërkimet dhe veprimet e thelluara hetimore për rastin, po kryhen nga Policia e Durrësit, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit.

Në vijim të punës që po kryhet nga Policia, me qëllim gjetjen e 3-vjeçarit që i është marrë nënës së tij, më datë 13.04.2024, dhe që dyshohet se po mbahet në mënyrë të padrejtë, nga gjyshërit e tij, si dhe me qëllim individualizimin e përgjegjësisë penale për këtë rast, ju informojmë se:

Komisariati i Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kanë kryer kontrolle në disa banesa të të afërmve të gjyshes së 3-vjeçarit, në Kukës dhe në Has, ku kishte indicie se mund të mbahej i mituri.

Gjithashtu, është bërë ndalimi i shtetasve R. Gj., 60 vjeç, gjyshi i 3-vjeçarit, banues në Durrës dhe A. S., 49 vjeç, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit, banues në Has.

Më tej, janë shpallur në kërkim shtetasit B. Gj., 57 vjeçe, gjyshja e 3-vjeçarit, banuese në Durrës dhe F. S., 43 vjeç, vëllai tjetër i 57-vjeçares, banues në Has.

Policia e Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon pa ndërprerje kërkimet për gjetjen e 3-vjeçarit, për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, për individualizimin e përgjegjësisë penale të këtyre 4 shtetasve, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjsisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura