Rrëfeu historinë e tradhtisë së partnerit me shoqen e ngushtë, ish-banorja e ‘Big Brother Vip Kosova’ tregon se pas daljes ka marrë kërcënime: Kam lajmëruar menjëherë policinë

Dec 5, 2023 | 17:01
SHPËRNDAJE

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova, Vesa Vllasaliu, ka folur në lidhje me deklaratat e bërë në shtëpinë vip, në lidhje me tradhtinë e partnerit të saj Mërgim Berisha me shoqen e ngushtë Edona Rudaku.

vesa vasalliu

Vesa, në një intervistë në “Big Talk Kosova”, është shprehur se nuk është penduar për asnjë nga deklaratat e bëra në shtëpinë e Big Brother.

“Kjo temë është zgjatur shumë, nuk pendohem për asgjë nga ato. Unë tani kam jetën time, çdo gjë që ka qenë ka mbaruar”, u shpreh Vesa.

vesa vllasaliu mergim berisha4 vesa vllasaliu edona berisha

Ajo gjithashtu ka treguar edhe për kërcënimet që ka marrë pasi ka dalë nga shtëpia, për këtë aryse thotë Vesa, nuk ka dalë nga shtëpia shumë, madje është larguar nga Shqipëria.

Vesa gjithashtu shprehet se kërcënimet i ka marrë nga adresa false në rrjete sociale dhe se menjëherë ka lajmëruar policinë.

“Pas daljes menjëherë nuk jam ndjerë mirë sepse kam marrë shumë mesazhe kërcënuese prej profileve false në Instagram, për këtë arsye as nuk kam dalë dhe kam ikur në Stamboll. Nuk e di nga kush kanë qenë ato mesazhe, kanë qenë shumë fjalë të rënda dhe kam lajmëruar menjëherë policinë”, ka thënë Vesa.

vesa vllasaliu mergim berisha1 vesa vllasaliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura