Rrëfehet i biri i Guljelm Radojës: Babai s’mundi të më linte amanet, por ne flisnim me sy. Ministrja e Shëndetësisë më mori në telefon e më tha…

May 13, 2021 | 15:47
SHPËRNDAJE

Redi Radoja, i biri i artistit Guljelm Radoja, ka folur për të atin pak ditë pasi aktori u nda nga jeta.

Në një intervistë për “News 24” ai rrëfen se Guljelm Radoja nuk mundi të lërë një amanet, por ata flisnin me sy .

radoja

“Mjekët i bënë gjithçka, ministrja e Shëndetësisë më mori në telefon e më tha që nëse ne si familje do të donin ta kuronim jashtë shtetit, do ndërhynte ministria, por ne si familje menduam që të gjitha shërbimet po i kryheshin këtu në Spitalin e Durrësit ku po kurohej nga disa mjekë. Babai pësoi dy herë goditje autoimunitare.

Nuk mundi të më lërë një amanet, por ne flisinim me sy, pasi ai s’pati më fuqi të komunikonte me ne’– thotë Redi.

Ai tregon se: “Babai ishte i thjeshtë, popullor , nuk i ka pëlqyer pompoziteti e ndoshta për këtë arsye na la amanet që edhe ceremoninë e varrimit ta kishte private, pa u kryer homazhe’’.

Djali i dy artistëve, pasi nëna e tij është një violençeliste e njohur, Redi thotë se ishte babai i tij që i kërkoi të mos e ndiqte në rrugën e aktrimit. Prej disa vitesh ata banojnë në një banesë sociale të dhënë nga Bashkia pasi shtëpia ku jetuan të gjithë jetën i kaloi ish-pronarit. Dalja e pastrehë nuk u prit mirë nga familja e Guljemit.

“Nuk e thërrisnin më, brezi i tij ka patur probleme’’- thotë i biri.

“Vëmendja e qeverisë ndaj artistëve të këtij kalibri ka munguar. Nuk ka qenë e duhura’’, vijon ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura