Rrëfehet Armando Broja, sulmuesi shqiptar përshkruan me tri fjalë idhullin e tij: Më i madhi i të gjitha kohërave është…

Dec 8, 2023 | 10:17
SHPËRNDAJE

“Duke u rritur u bëra një tifoz i Kristiano Ronaldos, ashtu si shumica e fëmijëve të brezit tim. Por babai im ishte i fiksuar me Ronaldon tjetër, brazilianin”. Nuk është më një sekret idhulli i fëmijërisë së Armando Brojës, ndërsa ai tregonte se cilët ishin futbollistët që e kishin frymëzuar gjatë një interviste për “The Players’ Tribune” një vit më parë.

broja ronaldo

Por jo më larg se këtë javë, sulmuesit të Çelsit i është kërkuar të përshkruajë Kristiano Ronaldon me vetëm tri fjalë, ndërsa videoja është postuar në faqen “Al Nassr Zone”, e cila poston të rejat më të fundit në lidhje me 5 herë fituesin e “Topit të Artë” tani që luan në Arabi.

“Kam një pyetje të shpejtë për ty. Përshkruaj Kristiano Ronaldon me tri fjalë…” e pyeti drejtuesi i njohur, Mario Delano. Dhe përgjigjja e rrufeshme e sulmuesit 22-vjeçar ishte: “Më i madhi i të gjitha kohërave, i pabesueshëm, madhështor”.

Broja vazhdon që të fitojë minuta gjithnjë më të shumta në skuadrën e Mauricio Poçetinos këtë sezon, pas rikthimit nga dëmtimi i rëndë në gju.

Ai u aktivizua në minutën e 77-të në vend të Mudrikut në “Old Trafford” të mërkurën dhe në ato pak minuta që ishte në fushë, goditi edhe shtyllën e Onanës me kokë në minutën e 90-të, por fatkeqësisht nuk arriti të shmangte dot humbjen 2-1 të Çelsit, ashtu siç bëri me penalltinë që fitoi kundër Sitit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura