Rindërtohet shkolla e vetme shqipe në Rozhajë të Malit të Zi, Meta: Kontribuon në forcimin e identitetit tonë kombëtar

Sep 13, 2023 | 17:00
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar rindërtimin e shkollës së vetme shqipe në fshatin Dacaj, në Rozhajë të Malit të Zi.

shkolaa

Në një reagim në rrjetet sociale, Meta ka falenderuar Kryeministrin Abazoviç dhe institucionet e Malit të Zi, “që i dhanë sërish jetë kësaj vatre shumë të rëndësishme arsimore për shqiptarët atje”

Ish-presidenti Meta  ndër të tjera shprehu dhe urimet për fëmijët me kombësi shqiptare të kësaj treve, ndërsa ka theksuar se “rihapja e shkollës në gjuhën shqipe në Rozhajë do të japë kontribut në forcimin e identitetit tonë kombëtar”.

Reagimi i Metës

Rindërtimi i shkollës së gjuhës shqipe në fshatin Dacaj në Rozhajë të Malit të Zi është një lajm shumë i gëzuar.

Së bashku me urimin për një vit të mbarë shkollor, jam i lumtur që më në fund fëmijët me kombësi shqiptare të kësaj treve patriotike do të rikthehen në bankat e shkollës për të mësuar me dashuri gjuhën, kulturën dhe historinë kombëtare.

Një falenderim për Kryeministrin Abazoviç dhe institucionet e Malit të Zi që i dhanë sërish jetë kësaj vatre shumë të rëndësishme arsimore për shqiptarët atje dhe e realizuan këtë kërkesë time të hershme.

Rihapja e shkollës në gjuhën shqipe në Rozhajë jam i bindur se do të japë kontribut në forcimin e identitetit tonë kombëtar dhe padyshim më shumë kuptim ëndrrave dhe së ardhmes së fëmijëve shqiptarë të kësaj treve. Ndaj mezi po pres të rikthehem sërish në Dacaj!

376717164_859589645536272_6285333853096137199_n

377764414_859589908869579_7332811224089559627_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura