Reshjet e dëborës në juglindje të vendit/ Trashësia shkoi deri në 7 cm, akset nacionale dhe rrugët dytësore të kalueshme, ja ku rekomandohen zinxhirët

Dec 8, 2023 | 9:15
SHPËRNDAJE

Reshjet e dëborës që përfshinë juglindjen e vendit mbrëmjen e së enjtes kanë ndalur.

Boraaa

Me intensitet deri mesatar kanë qenë më të dendura në lartësitë mbi 1200 m. Në fshatin turistik të Dardhas dëbora shkoi deri në 7 cm.

Është punuar për pastrim dhe kriposje edhe në akset nacionale që u përfshinë nga reshjet, borëpastrueset kanë qenë në terren në akset Korçë-Pogradec, Pogradec-Qafëthanë dhe në aksin Korçë-Erseke në Qafën e Qarrit.

Në segmentin rrugor Korçë – Panarit trashësia e dëborës ka shkuar deri në 4 cm, reshjet kanë qenë me intensitet të ulët.

Nuk ka probleme me qarkullimin e automjeteve por drejtuesit duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe në disa zona pjesë të këtij aksi  rekomandohen zinxhirët.

Gjithashtu në rrugën Lekas – Voskopojë dëbora ka shkuar në 3 cm, edhe në këtë segment nuk ka probleme.

Të gjitha akset nacionale dhe rrugët  dytësore janë të kalueshme dhe pa probleme ndërkohë temperaturat priten të ngrihen në mesditë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura