Rënia e euros në fushatë zgjedhore/ Eduart Gjokutaj në “Panorama TV”: Ka më tepër pastrim paraje sesa në vitet e tjera! Na prishet terezia e ekonomisë nëse…

May 17, 2023 | 22:10
SHPËRNDAJE

Këshilltari fiskal Eduart Gjokutaj tha në emisionin “Log.” në Panorama TV se këtë vit ka pasur më shumë pastrim paraje sesa në vitet e tjera.

ssss

Sipas tij, në fushtë elektorale shpërndarja informale e parave arrin në vlerën 20-30 milionë euro.

Nga pastrimi i parave tha Gjokutaj, Shqipërisë i prishet terezia ekonomike.

“Çfarë ishte kjo që ndodhi me euron? Ndodhi që sic hapen digat që mbulojnë të gjithë atë hapësire e njëjta gjë ndodhi me euron. Kishte kaq shumë ujë të tepër sa nuk  mund të përthithej më.

Në një analizë edhe të fushatës elektorale, fushata elektorale më shumë se 20-30 mln euro në logjiken time me shpërndarjet që bëhen nuk arrin dot, po them për shpërndarjen informale.

Jo të gjitha kalojnë në pika këmbimi, pra ka më tepër pastrim pareje sesa ka ndodhur në vite. Siç behet edhe në Londër, por Londra ka një ekonomi të përhapur se nuk e prish terezinë e ekonomisë, ne na prishet terezia e ekonomisë” tha Gjokutaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura