Regjisori i famshëm zbulon arsyen pse u betua që në fëmijëri se nuk do t’i jepte asnjë qindarkë që do fitonte nga filmat nënës së tij

Aug 10, 2021 | 20:48
SHPËRNDAJE

Quentin Tarantino ka zbuluar në një intervistë të re se që në fëmijëri është betuar se nuk do t’i jepte nënës asnjë qindarkë që fitonte nga prodhimi i filmave, sepse ajo dyshohet se e ka dekurajuar karrierën e tij.

quentin tarantino (1)

Fituesi i Oskarit tha në podkastin e Brian Koppelman se fillimisht filloi të shkruante skenarë në shkollën fillore, por pati probleme me mësuesit e tij, të cilët e panë si një akt rebelimi faktin që po merrej me këtë gjë në vend të detyrave të shkollës, shkruan “Insider”.

Regjisori i famshëm thuhet se shkroi një skenar të quajtur “Captain Peachfuzz and the Anchovy Bandit” kur ishte vetëm 12 vjeç. Ai zbuloi se pati probleme në shkollë dhe se e ëma gjithmonë e kishte të vështirë ta pranonte mos aftësinë e tij shkollore. Për këtë arsye ajo nuk e ka mbështetur karrierën e tij në prodhimin e filmave.

quentin tarantino (3)

Tarantino kujtoi se e ëma i tha duke bërë thonjëza me gishta se “karriera e tij e vogël e shkrimit” ka marrë fund!

Dhe kur ajo ma tha këtë në atë mënyrë sarkastike, unë ia ktheva: ‘Mirë, zonjë. Kur të bëhem një shkrimtar i suksesshëm, ti kurrë nuk do të shohësh asnjë qindarkë nga suksesi im. Nuk do të ketë shtëpi për ty. Nuk ka pushime për ty, nuk ka Elvis Cadillac për mamanë. Ti nuk do të marrësh asgjë. Sepse ti ma the këtë gjë,”- kujton Tarantino.

Koppelman e pyeti Tarantino-n: “A iu përmbajte kësaj fjale?“.

Po, po,”- tha Tarantino. “Unë e ndihmova atë me disa gjëra. Por asnjë shtëpi. Asnjë Cadillac, asnjë shtëpi.”

quentin tarantino (2)

Tarantino tha se e ëma është akoma gjallë, por tregoi se vendimi i tij për t’i ndërprerë ndihmën financiare ishte marrë shumë kohë më parë:

Ka pasoja për fjalët që u thoni fëmijëve tuaj. Mbani mend që ka pasoja për tonin tuaj sarkastik në lidhje me atë që është e rëndësishme për ta,“- shtoi ai.

Nëna e regjisorit, Connie, thuhet se ishte 16 vjeç kur e solli në jetë atë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura