“Refuzoi të bënte s*ks me mua dhe më kërcënoi”- Dëshmia tronditëse e ”dajës” që vrau me kaçavidë 11-vjeçaren. Pas krimit tërhoqi zvarrë trupin dhe e hodhi në kallamishte

Jun 11, 2024 | 10:32
SHPËRNDAJE

Vrasësi i të miturës Ilia në Greqi, ka pranuar se pak para se të vriste 11-vjeçaren, ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

Greqi

Sipas informacioneve, autori është shprehur në polici, se e mitura nuk ka pranuar të kryente marrëdhënien me të dhe e ka kërcënuar se do t’i tregonte prindërve. Pas kësaj, ai e ka sulmuar për vdekje me kaçavidë, duke i shkaktuar plagë në gjoks dhe në shpinë.

“I sugjerova që të takoheshim. Ajo reagoi dhe refuzoi. Ajo tha se do t’u tregonte prindërve të saj dhe unë e vrava me kaçavidën që kisha në makinë”, pretendoi ai.

LEXO EDHE: “Vajza ime ishte me kancer në mëlçi”- Vogëlushja i lau makinën të afërmit përpara se ai të bëhej vrasësi i saj, nëna e 11-vjeçares: Zoti të ma kishte marrë nga sëmundja

Mediat greke raportojnë, se pasi e ka vrarë 37-vjeçari e ka tërhequr zvarrë trupin e saj dhe e ka hedhur në kallamishte.

Pas ngjarjes ai është kthyer në shtëpi, sikur të mos kishte ndodhur gjë dhe të nesërmen ka shkuar normalisht në punë.

U tradhtua nga pamjet

Policia ra në gjurmët e autorit pas sigurimit të pamjeve filmike, në të cilat vajza shihej ditën kur u zhduk, duke u larguar nga shtëpia dhe duke vrapuar në një makinë që kishte ndaluar pranë shtëpisë së gjyshit të tij.

Efektivët identifikuan pronarin e makinës, të cilët e vunë në pranga  dhe më pas kuptuan se ishte autori i masakrës së rëndë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura