Reali sfidon UEFA-n dhe Ceferinin, 780 milionë euro në bankë nëse e përjashtojnë

Sep 22, 2022 | 23:27
SHPËRNDAJE

Reali i Madridit, si një nga tri klubet “renegate” – së bashku me Juventusin dhe Barcelonën – është i vetëdijshëm se mund të përjashtohet nga Liga e Kampioneve për shkak të konfliktit të hapur me UEFA-n për krijimin e Super Ligës Europiane. Përplasja mes tri klubeve dhe UEFA-s ka mbërritur në dyert e gjykatave europiane, teksa vendimi përfundimtar pritet të jepet në Luksemburg.

REALI5

Sipas parashikimeve të mediave spanjolle, vendimi i Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Europian pritet të jepet në fund të këtij viti, ose në fillimin e vitit të ardhshëm. Tek Reali i Madridit e kanë të qartë, se nëse UEFA e fiton dhe këtë betejë ligjore me klubin, një nga pasojat më të rënda do të ishte përjashtimi i rekordmenëve të trofeve nga Liga e Kampioneve. Reali mbështet fuqimisht krijimin e Super Ligës, së bashku me Barcelonën e Juvenusin.

Kategorikisht kundër tyre është UEFA, që deri më tani ka fituar disa beteja ligjore me këto tri klube. Reali ka nisur nga puna dhe nuk dëshiron të gjendet i papërgatitur përballë një penalizimi eventual. Siç bën me dije gazeta “Mundo Deportivo”, kampionët e Spanjës në fuqi kanë një pasuri prej 780 milionë eurosh, të cilën mund ta përdorin për të përballuar humbjet e shkaktuara nga mospjesëmarrja në kompeticionin elitar në Europë.

Sipas gazetës spanjolle në fjalë, një likuiditet i tillë do t’i jepte mundësi Realit që t’i mbijetonte dhe një dëmtimi të ashpër të UEFA-s. Sipas parashikimeve të bëra dhe nga ekonomistët e klubit, edhe pa të ardhurat nga pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve, Reali mund të mbijetonte pa probleme të paktën deri në vitin 2025. Sipas “MD”, Reali ka akumuluar mjaftueshëm të ardhura nga kapitali i tij për të përballuar disa sezone me shpenzimet aktuale, pa fituar asnjë qindarkë. Gjithashtu, gazeta saktëson se presidenti Perez po punon fort për të dyfishuar kapitalin e klubit përpara vitit 2025.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura