Raundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës do të jetë këtë fundjave, zbardhet biseda mes Putinit dhe kancelarit gjerman

Mar 4, 2022 | 16:12
SHPËRNDAJE

raundi i takimit rusi ukraine

Presidenti rus Vladimir Putin i tha kancelarit gjerman Olaf Scholz se një raund i tretë i bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës është planifikuar për këtë fundjavë.

Deklarata u bë nga kancelari gjerman, i cili sot pati një bisedë telefonike me liderin rus Vladimir Putin.

Raundi i dytë i bisedimeve të mbajtur të enjten nuk dha asnjë rezultat që i nevojitej Ukrainës, tha një negociator ukrainas pas përfundimit të bisedimeve.  Megjithatë, gjatë atij raundi të bisedimeve u ra dakord për korridoret humanitare për civilët.

“Fatkeqësisht, rezultatet që i duhen Ukrainës nuk janë arritur ende. Ekziston një zgjidhje vetëm për organizimin e korridoreve humanitare,” tha zyrtari i lartë ukrainas Mykhailo Podolyak  në një postim në Twitter.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura