Rastësi apo mosdakordësi? Mediat greke: Kravata me flamurin grek e mbretit Charles nyje rreth qafës së Sunak për skulpturat e Partenonin

Dec 1, 2023 | 22:28
SHPËRNDAJE

“Mesazh ekstraverbal me implikime politike apo… zgjedhje veshjesh? Një referencë për rrënjët e tij greke apo, thjesht, kravatën e tij të preferuar? Ndërsa mediat në Mbretërinë e Bashkuar përpiqen të deshifrojnë mesazhin pas kravatës me flamurin grek, të mbajtur nga Mbreti Charles në takimin e tij me Rishi Sunak, në margjinat e Konferencës së 28-të të OKB-së për krizën klimatike, opinioni publik grek tashmë e perceptoi lëvizjen e monarkut si një mosmiratim indirekt të kryeministrit britanik dhe mbështetje të njëkohshme për kërkesën e Athinës për ribashkimin e Skulpturave të Partenonit.”

Mbreti Charles Rishi Sunak

Kështu shkruan në artikullin e saj e përditshmja greke ‘Protothema’, ndërsa shton se mbreti Charles ka dhënë herë pas here mesazhe përmes veshjes së tij.

Në pamundësi, siç shkruan gazeta britanike “The Guardian”, për shkak të statusit të tij mbretëror, për të bërë një deklaratë të hapur politike për mosmiratimin e Sunak, Mbreti Charles III përdori kodin e veshjes për të përcjellë mesazhin e tij, diçka që, shpesh dendur, paraardhësja e fronit britanik, mbretëresha Elizabeth, gjithashtu zgjidhte të bënte.

Dhe jo vetëm në takimin me Sunakun, por edhe në fjalimin e tij nga podiumi i Konferencës, Mbreti Charles dërgoi një mesazh me kravatën bardheblu.

Në fund të fundit, nuk është hera e parë që zgjedh të “flasë” me kravatë (por edhe shami në jakë xhakete) në nuancat blu e bardhë, kur çështjet me interes grek janë në qendër të lajmeve ndërkombëtare. Charles e ka bërë këtë edhe në të kaluarën, por, nga ana tjetër, këtë kravatë e ka mbajtur edhe në raste që nuk kanë lidhje me Greqinë. Sipas mediave greke të cituara nga “Guardian”, kravata e Charles vjen nga e famshmja ‘Pagoni Maison Des Cravates’ në Kolonaki, në pedonalen e rrugës Voukourestiou.

Cilido qoftë mesazhi i Charles, megjithatë, ai arriti ta “kalojë” edhe përmes rrjeteve sociale të kryeministrit britanik. Duke mos pasur zgjidhje tjetër veçse të respektonte protokollin dhe mirësjelljen civile që “harroi”, kur anuloi takimin e planifikuar me Kyriakos Mitsotakis të martën e kaluar, pas asaj që kryeministri grek i tha BBC-së për Skulpturat e Partenonit, Rishi Sunak postoi në Twitter foton e tij me mbretin.

Disi “mesazhi” grek udhëtoi nëpër botë, duke arritur shumë përtej Dubait, ku po mbahet COP28.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura