Raporti, ALQU: “8 maji” i plotësoi standartet

Aug 11, 2011 | 11:29
SHPËRNDAJE
Unioni Shqiptar për Cilësinë e Jetës (ALQU)

TIRANE- Unioni Shqiptar për Cilësinë e Jetës (ALQU), vëshgues vendorë në zgjedhjet e 8 majit, në raportin e tyre përfundimtar për zgjedhjet lokale vlerësojnë se standartet u plotësuan. Në një konferencë për shtyp, ALQU prezantoi raportin përfundimtar për zgjedhjet lokale, ku theksohet se standartet e kërkuara nga Bashkimi Evropian, Këshilli i Evropës, etj u plotësuan dhe se këto ishin zgjedhje konkuruese, transparente, duke hedhur themele për zgjedhjet e ardhshme.

Vendimin e KQZ-së për të numëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara dhe për t’i përfshirë ato në tabelat përmbledhëse përfundimtare, ALQU e vlerëson si një hap pozitiv dhe mundësi për numërimin e çdo vote të qytetarëve.

Situata paszgjedhore sipas ALQU, është karakterizuar nga një mjedis i politizuar, me sulme personale dhe demonstrata nga ana e opozitës

Pavarësisht thirrrjeve të përsërituara nga Presidenti dhe Kryeministri, në shumë bashki dhe komuna është vënë re dhunë, vlerëon ALQU.

U vu re një ndarje e hapur e operatorëve mediatik nga njëra apo tjetra anë, ndërsa policia ka treguar profesionalizëm në përmbushje të misionit të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura