“Rama të shndërrohet në të penduarin e drejtësisë”, Berisha për akuzat dhe lidhjet e ish-zyrtarit të FBI me kryeministrin shqiptar: Aferë korruptive kundër opozitës

Jan 25, 2023 | 14:18
SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e grupit parlamentar me deputetët e PD, ish kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të dorëzohet dhe të bëjë rolin e të penduarit të drejtësisë në dosjen e MC Gonigal, ish zyrtarit të FBI të arrestuar i cili akuzohet ndër të tjera dhe për fshehje të takimeve me kryeministrin shqiptar dhe marrjen e shumave të mëdha të parave nga një shtetas shqiptaro-amerikan.

Capture

Berisha deklaroi se deputetët e PD do të ngrenë një komision hetimor për këtë çështje, pasi sipas tij kjo është “një aferë botërore” dhe do të mbetet njollë e zezë në historinë e dy vendeve.

“Ajo që të bën përshtypje, ndonëse bota e tëra flet, është lajm kryesor në çdo media, mendon ta kalojë me një Twitter ku thotë se aty nuk flitet për mua. Thotë se aty nuk flitet për mua, nxjerr mjeranë pseudo analistë dhe betohen, në 16 faqe fliten vetëm për të se akuzën tjetër nuk e kanë publikuar, akuzën për paratë e Deripaskës dhe marrëdhëniet me të e kanë të përmbledhur, pra 16 faqe janë vetëm afera shqiptare. Është një pabesi ekstreme të vijmë pak te Olem Deripaska i cili duket se e ka aset MC Gonigal sepse faktikisht thuhet se është paguar prej tij dhe kanë larë pare sëbashku po ky del në Shqipëri investitor strategjik, ndërtues hidrocentralesh. Pra me të drejtë shtohet pyetja si ka mundësi të përdoren paratë për të lobuar për të përdorur zyrtarët të tillë kundër opozitës. Shqiptarët mësuan se u përdor korrupsioni ndërkombëtare për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri. Dëgjoje pak se ortaku i MC Gonigal, ai një deklaratë të paguar thotë se Berisha është një kukull e Putinit, për llogari të Edi Ramës. Po kjo ishte një ofensivë e korruptokracisë kundër opozitës. Edi Rama ka shkel çdo ligj dhe ai duhet të shkojë para drejtësisë në Shqipëri. Ne do të ngremë një komision për këtë aferë të tmerrshme, është shumë e thellë këto që dimë ne janë vetëm sipërfaqja, por është një aferë botërore kjo e cila ka synuar pushtetin e Edi Ramës por është aferë botërore dhe analistë të shquar amerikanë janë të këtij mendimi, Edi Rama ka vetëm një alternativë të shndërrohet në të penduarin e drejtësisë  dhe të kontribuojë në zbardhjen e kësaj afere që do të mbetet një njollë e zezë në historinë e marrëdhënieve mes dy vendeve”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura