Konferenca e fundvitit, Rama: Ky, viti i 1 milionë shqiptarëve. 2014, viti i rimëkëmbjes ekonomike

Dec 30, 2013 | 18:09
SHPËRNDAJE

Rama gjate konferences se sotme
TIRANE- Kreu i qeverise, Edi Rama po mban ne keto momente konferencen e fundvitit te kabinetit qe drejton. Te pranishem jane te gjithe anetaret e kabinetit qeveritar si dhe perfaqesues te mediave.

Kryeministri fillimisht beri nje pasqyrim te punes se qeverise se tij ne keto muaj qe ka marre detyren.

Kryeministri e cilësoi vitin 2013-të si vitin e 1milionë shqiptarëve, duke iu referuar zgjedhjeve të 23 qershorit, ku koalicioni i majtë fitoi zgjedhjet e pergjithshme, duke u rikthyer ne pushtet.

“Viti 2014 do të jetë viti i fillimit të rimëkëmbjes ekonomikë. Do të kemi një rritje më të lartë, me një trajektore të sigurtë në rritje, për katër vitet e këtij mandati dhe sigurisht që viti 2014, do të jetë një vit ku gjithkush do të ndiejë efektet e para të dobishme të politikës sonë të re, dhe të taksimit të ndershëm.”- tha Rama.

 

***

Ne nje postim ne profilin e tij ne Twitter, Rama njoftoi dje se konferenca do te jete live, ne oren 12.00 dhe do te mbahet ne Sallen e Hartave.

“Ora 12.00 ne kryeministri Konferenca e Fundvitit e qeverise live tv dhe livestream ne FB e Twitter nga Salla e Hartave’- shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura