“Rama edhe thjeshtrën e ka lumturuar”, Berisha “zbërthen” projektin e Porto Romanos: I është dhënë një kompanie që ka marrë si nënkontraktor…

Mar 23, 2023 | 23:49
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryeministri Edi Rama ja ka dhënë projektin e Porto Romanos një kompanie që sipas tij ka marrë për nënkontraktor një kompani që punon thjeshtra e tij.

Komentet Berisha i bëri gjatë fjalës së tij jashtë ambienteve të Kuvendit, ku tha se edhe Zoto ka krijuar kompaninë e vet për Porto Romanon, 6 muaj përpara se Rama të shpallte Ekoparkun e Porto Romanos.

Ai shtoi se qeveria Rama është diskredituar dhe sipas tij janë kthyer në një organizatë kriminale më kë krye kryeministrin.

“Se zoti Ahmetaj ka një shans, shans që të bëhet i penduari i drejtësisë dhe t’i tregojë prokurorisë që e ka të dokumentuar, se çfarë presioni I ka bërë Rama për të firmosur, ku e ka çuar Edi Rama që të firmosë. Të tregojë çdo gjë. Shqiptarët do të marrin vesh shumë gjëra të vërteta. Autori kryesor I aferës së djegësave është Edi Rama. Në emër të një interesi më të madh unë i jap një shans Ahmetajt që të bëhet i penduari i drejtësisë, pasi shefi i Meduzës është Edi Rama.

Ahmetaj nuk mund të mobilizonte qeverinë në 24 orë, nuk mund të kalonte kurrë mbi vendimin e agjencisë së Prokurimeve Publike. Ahmetaj është plotësisht brenda, sepse ka bërë soditësin, dmth vidh ti Erion, por unë nuk po përzihem. Ahmetaj ka inspektimin financiar dhe është e dëtyruar që çdo artikull që botojnë mediat, ta verifikojë atë menjëherë. Dhe Ahmetaj ka ndarë paratë me të.

Folloë Money, paratë dolën të gjitha nga thesari. Nuk mund të them që ai është njëshi. Njëshi është ai që ka firmosur flagrant në kundërshti me ligjet. Edi Rama edhe thjeshtrën e ka lumturuar. Projekti I “Porto Romanos” I është dhënë një kompanie që ka marrë nënkontraktor një kompani që punon thjeshtra. Dhe Zotoja ka krijuar kompaninë e vetë për Porto Romanon, 6 muaj para se Rama të shpallë Ekoparkun e Porto Romanos. Këta janë organizatë kriminale me në krye Edi Ramën”, u shpreh Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura