“Raketa-hedhës, kallashnikov e eksploziv”- Policia e Kosovës zbuluon arsenalin e armëve të sekuestruara në Zveçan (FOTO)

Sep 25, 2023 | 16:22
SHPËRNDAJE

Pas sulmeve terroriste ndaj Policisë së Kosovës një ditë më parë (24 shtator) në Veri, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër, Policia në një deklaratë për mediat ka prezantuar gjithë arsenalin e armëve të zjarrit që kanë sekuestruar në Zveçan.

383091489_718056243695308_6764882409096987570_n

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë së rreth 30 persona të përfshirë në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri, kanë arritur të ikin nga Manastiri i Banjskës në këmbë, dukë lënë pas 24 automjete, një prej të cilave mjet i blinduar.

Sipas drejtorit të policisë, brenda këtyre veturave, janë gjetur sasi e madhe e armatimit të kalibrave të ndryshëm.

“Personat e tjerë të dyshuar që bazuar në pamjet e sigurisë, mund të ishin rreth 30 persona kanë arritur që të largoheshin në këmbë nga hapësirat brenda dhe përreth manastirit të Banjskës, duke lënë mbrapa automjetet e tyre, që gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, rezulton të jenë 24 automjete, një mjet i blinduar, si dhe dy motorë me katër rrota, në brendi të të cilave automjete gjendej në sasi e madhe e armatimit të kalibrave të ndryshëm”, ka deklaruar Hoxha në konferencën e përbashkët me Ministrin Xhelal Sveçla.

Mësohet se në automjetet dhe brenda manastirit ku serbët u strehuan, u gjetën armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma, armë ushtarake të kalibrit të rëndë si granata, mitralozë, raketahedhës, kallashnikov, eksploziv etj.

Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në ka thënë se në armatimin që kanë sekuestruar në veri, ka armë që janë të vitit 2021 të ushtrisë serbe.

Sveçla tha se tre sulmues janë vrarë, e gjashtë terroristë po marrin trajtim mjekësor në  spitalin e Novi Pazarit, ndërsa i ka bërë thirrje Serbisë ti dorëzojë 6 të plagosurit tek autoritetet Kosovare.

“Në shkëmbimin me zjarr kanë mbetur tre të vrarë, të gjithë më uniforma, ndërsa janë arrestuar dy të uniformuar, dhe katër që kanë pasur rolin mbështetës. Asnjë person civil nuk është lënduar nga ky aksion. 6 terroristë po trajtohen në spitalin e Novi Pazarit, ftoj Policinë e Serbisë t’i dorëzojë ata”, tha ai.

FOTO të siguruara nga REL

382467801_718055897028676_3590814756261152571_n 380150944_334542125614333_2239979310798146037_n 380113585_9938742119530641_8839936174367222879_n 32-3 32-2-1130x635 4

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura