Qeveria jep 200 milionë lekë për akademinë në Durrës që ka lidhje me Mançester Sitin, por nuk është… Dinamo

Dec 6, 2023 | 22:25
SHPËRNDAJE

Qeveria shqiptare ka miratuar sot me VKM një financim të rëndësishëm sportiv. Nga buxheti për sportin, është caktuar kalimi i një shume relativisht të lartë prej 200 milionë lekësh në llogari të “Durrah City Football Academy”.

rama-mancester-siti

Kjo është akademia të cilën shteti shqiptar ka ndërtuar dhe vënë në dispozicion për bashkëpunimin me Mançester Sitin dhe disa muaj më parë i caktoi edhe disa terrene për të ndërtuar ambientet e saj në Durrës.

Një investim i rëndësishëm për një projekt shumë ambicioz, i cili në fakt kishte tërhequr vëmendjen për shkak se klubi që mendohej se do të përfitonte nga lidhja me Mançester Sitin, do të ishte ai i Dinamo.

Por me VKM-në e fundit, bëhet e qartë se nuk ka asnjë ndryshim emërtimi për akademinë në fjalë, e cila nuk ka lidhje me blutë kryeqytetas, pavarësisht ndryshimeve që kanë bërë këta të fundit, duke u kthyer në Dinamo City.

Faksimile e VKM
Faksimile e VKM

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura