Qëndrimi me rroba banjo të lagura në plazh shkakton infeksione, flasin ekspertët: Ja çfarë rrezikoni dhe si të mbroheni

Aug 21, 2023 | 13:46
SHPËRNDAJE

Teksa ndodhemi në periudhën më të nxehtë të vitit, mes temperaturave të larta, plazhit, rërës dhe zhytjeve në det e në pishina, ekspertët japin një sërë këshillash për t’u mbrojtur nga sëmundjet dhe infeksionet e mundshme vaginale, kryesisht tek gratë.

plazh

E ndërsa shijojmë pushimet buzë detit, edhe ky moment mbart rreziqet e veta, si për shembull rrobat e banjës të lagura, në të cilat shpesh priremi të qëndrojmë për orë të gjata.

Kombinimi i pëlhurave sintetike të ngushta, lagështisë dhe baktereve rreth ijeve, krijon një mjedis ideal për zhvillimin e infeksionit .

Jennifer Wu, një obstetër-gjinekologe në spitalin Lenox Hill në Nju Jork, vëren se në të vërtetë ka shumë më shumë njerëz që vijnë në njësitë spitalore me infeksione vaginale gjatë verës, sesa në periudha të tjera të vitit.

Nuk është bërë ende e qartë se sa e rrezikshme është në të vërtetë kjo praktikë, por ekspertët kanë disa argumente të forta që përforcojnë idenë se ka një sërë rreziqesh shëndetësore, si dhe japin këshilla të nevojshme për të mbrojtur veten.

Dy rreziqe kryesore për shëndetin nga rrobat e banjës të lagura

  1. Infeksion vaginal

Veshja e një rroba banje të lagur rezulton në bllokimin e më shumë lagështirës në zonë, gjë që rrit mundësinë e infeksioneve vaginale, sipas Dr. Wu.

Këto infeksione karakterizohen në mënyrë tipike nga një rritje në sekrecionet vaginale, dhe ju gjithashtu mund të përjetoni kruajtje ose acarim vaginal, dhimbje gjatë seksit ose urinim të shpeshtë, vëren Mayo Clinic.

“Rrobat e ngushta dhe të lagura mund të shkaktojnë ndryshime në pH vaginale”, shpjegon Dr. Wu. Këto ndryshime lehtësojnë rritjen e baktereve që shkaktojnë infeksion.

  1. Irritimi i lëkurës

Përveç infeksioneve, fërkimi i përsëritur i lëkurës me pëlhurën e rrobave të banjës, i kombinuar me lagështinë, mund të shkaktojë irritim të lëkurës. Ky acarim shfaqet në pjesën e brendshme të kofshëve apo vulvës, shpjegon Dr. Wu.

Lëkura e irrituar mund të shkaktojë gjithashtu një ndjesi djegie.

Si të shmangni rreziqet

Sigurisht, gjëja më e mirë që mund të bëni për të mbrojtur veten nga pasojat e mundshme të rrobave të banjës të lagura është t’i hiqni ato sa më shpejt të jetë e mundur dhe të vishni rroba të thata dhe të pastra. Megjithatë, kjo nuk është gjithmonë e lehtë, pasi shumica e njerëzve hyjnë disa herë në det ose në pishinë.

Lajmi i mirë është se ka mënyra të tjera që mund të zvogëloni rrezikun e infektimit ose skuqjes nga një rroba banje e lagur:

  1. Vishni kostumin e duhur të banjës

Sigurohuni që rrobat e banjes të mos jetë as shumë e ngushtë, as shumë e gjerë, këshillon Dr. Wu.

  1. Qëndroni sa më të thatë kur jeni jashtë ujit

Fshihuni tërësisht ndërsa dilni nga uji. Një rroba banje më e thatë do të ketë më pak lagështi në krahasim me një të lagur. Gjithashtu, shmangni veshjen e rrobave mbi një rroba banje të lagur, pasi kjo do të bëjë që lagështia të ngjitet në trupin tuaj për më gjatë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura