“Qëllimi i serbëve ishte pushtimi i Veriut”- ministrja e Jashtme e Kosovës për TheGuardian: Sulmi, agresion i hapur i Beogradit! Po zbulojmë armatime të tjera përgjatë kufirit

Oct 3, 2023 | 19:43
SHPËRNDAJE

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është shprehur se qëllimi i sulmeve serbe në Veri ndaj Policisë ishte pushtimi i Veriut.

96121640949968

Komentet Gërvalla i bëri gjatë një interviste për “The Guardian”, ku tha se pas këtyre sulmeve qëndron Serbia.

Ajo u bëri thirrje qeverive perëndimore që të ndërmarrin veprime kundër Serbisë, duke shtuan se ky përshkallëzim i situatës është kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin.

“Ajo që ndodhi të dielën, më 24 shtator 2023, ishte një akt i hapur agresioni i Serbisë ndaj Republikës së Kosovës”, ka thënë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme Donika Gërvalla në një deklaratë për The Guardian.

“Kjo është dëshmuar edhe në ditët e fundit”, tha ajo, duke shtuar se “autoritetet e Kosovës po zbulojnë më shumë armë dhe pajisje ushtarake në vende të ndryshme të pjesës veriore të Kosovës, përgjatë kufirit me Serbinë”.

Ajo akuzoi Serbinë se qëndron “pas sulmit terrorist” dhe tha se “ky përshkallëzim është kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin”.

“Qëllimi i këtij agresioni ishte pushtimi i veriut të Kosovës dhe imponimi i ndarjes, për të cilin qeveritarët e Serbisë kanë punuar vazhdimisht, haptas dhe në fshehtësi, me vite të tëra”, tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura