Punonjësi i tij 17-vjeçar humbi jetën pas shembjes së ashensorit, arrestohet një muaj më vonë pronari i lokalit në Sarandë

Sep 27, 2023 | 15:49
SHPËRNDAJE

Rreth një muaj pas aksidentit që i mori jetën 17-vjeçarit në mjedisin e lokalit të tij, është arrestuar pronari i cili ishte në kërkim.

33333333333333333

Pronari 37-vjeçar me inicialet S.I. banues në Sarandë u ndalua nga Policia Kufitare e Qafë Botës.

Ndërkohë, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë ka caktuar ndaj këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi më datë 26.08.2023, në lokalin në pronësi të tij, për shkak të këputjes së kavos së ashensorit, humbi jetën një 17-vjeçar i punësuar në këtë lokal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura