Publikohen pamjet e rënda të sulmit mbi autokolonën civile në Ukrainë, kudo makina të dëmtuara e kufoma të djegura

Oct 1, 2022 | 21:15
SHPËRNDAJE

Shërbimi i Sigurisë Shtetërore të Ukrainës ka ndarë rrjetin social Twitter pamjet  nga një sulm i ushtrisë ruse mbi një autokolonë mjetesh të popullsisë civile.

Ukraine-780x439

Videoja dëshmon “skenën e një krimi lufte nga trupat ruse”, me makina të dëmtuara dhe kufoma njerëzish të djegura.

Autokolana e mjeteve civile u qëllua në Kupyanskun e çliruar në rajonin e Kharkivit.

Kreu rajonal i Kharkiv, Oleg Synehubov tha se 24 njerëz, përfshirë 13 fëmijë dhe një grua shtatzënë u qëlluan për vdekje.

Synehubov dhe shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës thanë më herët se të paktën 20 njerëz vdiqën, pa dhënë datën e saktë të sulmit.

Ndërkohë që këtë të shtunë Synehubov zbuloi se sulmi ndodhi më 25 shtator duke cituar policinë lokale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura