Pse humbi Erdogan? Ish-ambasadori Nesho analizon arsyet: Sistemi politik në Turqi ka sjellë pakënaqësi të shtuar te populli

Apr 2, 2024 | 21:46
SHPËRNDAJE

Ish-ambasadori Agim Nesho ka komentuar humbjen e partisë së Presidentit turk Erdogan në zgjedhjet e fundit lokale.

nesho erdogan

Nesho u shpreh se arsyeja kryesore e humbjes së Erdogan ishte akumulimi i problemeve, si ekonomia, mosfunksionimi i drejtësisë apo kufizimi i lirive.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Nesho u shpreh se Erdogan dhe sistemi politik në Turqi kanë sjellë pakënaqësi të shtuar te populli.

“Ajo që është e rëndësishme është se opozita për herë të parë ka fituar votën popullore që nga dalja e Erdoganit në pushtet. Kishte një akumulim sepse Erdogan dhe sistemi politik në Turqi kishin sjellë një pakënaqësi të shtuar te populli. Kufizimi i lirive ishte ndër faktorët kryesorë, mosfunksionimi i drejtësisë, polarizimi i tejskajshëm në kushtet e popullit. Politika ishte ndarë mes erdoganistëve dhe opozitës. Ekonomia po ashtu ka ndikuar me inflacionin që aktualisht është 69%, me Erdogan që ndërhyn drejtpërdrejt në çështjet e ekonomisë”, tha nder te tjera Nesho.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura