“PS e tmerruar për vdekje nga humbja në 14 maj”, deputeti i PD për Panorama TV: Kërkojnë ndihmën e Alibeajt duke mbajtur peng logon

Mar 27, 2023 | 22:22
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është shprehur se PS është e tmerruar nga zgjedhjet e 14 majit, pasi sipas tij atë e pret një humbje e madhe.

fgsjj

Komentet Baçi i bëri teksa ishte i ftuar në emisionin “Log” në Panorama TV, ku tha se duke ndierë frikën, PS ka kërkuar ndihmën e Alibeajt duke mbajtur peng logon, në mënyrë që të godasë opozitën.

Ai shtoi se logo mbahet peng me gjyqe të falsifikuara nga Edi Rama dhe sipas tij, këtë fakt e di gjithkush.

Lidhur me kandidaturën e Roland Bejkos për Bashkinë e Tiraëns, Baçi tha se edhe vetë Bejko do të mbështesë kandidaturën e Belind Këlliçit.

Pjesë nga biseda në studio:

Olli: Këto të vërteta nisin me gafën e braktisjes së reformës territoriale. Ju jeni ata që keni votuar Lulzim Bashën me një anëtarë një votë. Zoti Bejko vetëm i kapur nga Edi Rama nuk mund të jetë.

Baçi: Bejko akoma nuk e ka pranuar postin, por edhe po e pranoi do të mbashtesë Belindin, do thotë votoni Belind Këlliçin se…

Olli: Krahasimi me 6 marsin nuk qëndron. Të gjitha palët ishin pa përgatitur dhe pala e drejtuar nga Basha ishte 2 herë më e papërgatitur, sepse e dimë sesa i aftë është Basha në përgatitje.

Baçi: Të bashkuar jemi. Se ka dy njerëz që për interesa të ndryshme mbajne peng logon nuk tregon se nuk jemi të bashkuar. Është një logo që mbahet peng me gjyqe të falsifikuara nga Rama. Nuk e ndryshon dot askush këtë. E çoi Alibeaj pasi e dinte që “Apeli” do i pranonte ankimimin e paligjshëm. Gjithë opinioni e di mirë që kemi përballë PS-në e trembur për vdekje nga humbja që do të pësojë në 14 maj, që i ka kërkuar ndihmë Alibeajt. Kandidatët që kanë dalë nga “Primaret”, janë më të mirët që kanë dalë ndodnjëherë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura