Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, maturantët për Panorama TV: Kishte bllokues valësh për pajisjet elektronike dhe kamera gjithandej! Testi ishte i ndërlikuar

Jun 7, 2023 | 15:20
SHPËRNDAJE

Rreth 33 mijë maturantë në të gjithë vendin iu nënshtruan këtë të mërkurë provimit të dytë të Maturës Shtetërore në Gjuhën Shqipe dhe Letërsisë.  Pas testimit nxënësit në Tiranë u shprehen se provimi ishte i vështirë dhe se nuk kanë pasur mundësi komunikimi me njëri-tjetrin, pasi masat kanë qenë të rrepta.

Ndër të tjera ata treguan për Panorama Tv se një masë tjetër që ishte ndërmarrë për mbarëvajtjen e provimit, ishte fakti se iu ishin bllokuar valët e aparateve celularë për të shmangur komunikimin me jashtë dhe se provimi nuk ishte aspak i thjeshtë.

“Nuk kopjuam, ishte mesatar në zhvillim dhe iu ndërlikuar në disa pyetje. Nuk kemi pasur mundësi të komunikonim me njëri-tjetrin, masat kanë qenë të rrepta”, tha një maturante.

“U mbajt distanca, kamera ka pasur gjithandej”.

“Ishim të monitoruar nga kamerat, vëzhguesit ishin goxha të rreptë”, ishin disa nga deklaratat e nxënësve

Nxënësit u shprehen se në çdo pjesë të gjimnazit ka pasur bllokues valësh për pajisjet elektronike.

“Kishte bllokues valës në çdo zonë, dhe nuk besoj se është e mundur të kuptohej se do dilte teza edhe pse është e pritshme”, tha një tjetër maturante.

Maturantët do të zhvillojnë provimin e matematikës më 17 Qershor, ndërsa më 24 Qershor lënda me Zgjedhje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura