Tubimi para Bashkisë së Tiranës, protestuesit hedhin tymuese dhe bomba molotov

May 21, 2024 | 11:24
SHPËRNDAJE

Protesta para Bashkisë së Tiranës ka nisur me hdhjen e tymueseve tymuese dhe bomba molotov para godinës.

Opozita dhe përfaqësues të Aleancës për Teatrin prej disa javësh radhazi protestojnë para Bashkisë për dosjen 5D që çoi në pranga disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të institucionit.

Godina është rrethuar nga forca të shumta policore që kanë vendosur edhe një gardh metalik për të mos lejuar tubuesit të afrohen drejt godinës.

Një qytetar ka qëlluar me vezë dhe fruta në drejtim të godinës së bashkisë së Tiranës.

molle dhe veze

Edhe në protestat e kaluara, protestuesit kanë hedhur qepë dhe perime të tjera në drejtim të bashkisë, si edhe bomba molotov, skenar i përsëritur në çdo tubim.

Kujtojmë që kjo është protesta e tetë e opozitës para bashkisë së kryeqytetit.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura