Protesta e punonjësve të Birra Tirana/ Ish-ministri i Financave: Masat administrative mund të keqpërdoren në luftën tregtare. Ligji shqiptar është i bazuar te gjobat

Mar 13, 2023 | 22:47
SHPËRNDAJE

Ish-ministri Arben Malaj duke komentuar gjobën e vendosur nga Tatimet, ndaj “Birrës Tirana”, të cilën e quajti emblemë e vendit, si rezultat i të cilës kanë mbetur prej katër muajsh pa paga qindra familje që punonin aty, tha se në një intervistë në News24 se kjo është një gjobë shumë e lartë dhe nuk ka argumente logjikë që një kompani të vendoset përballë falimentimit.

malaj (1)

“Dua t’u kërkoj ndjesë punonjësve të Birrës Tirana për situatën e krijuar ndaj tyre. Ajo që duhet të ndaj me opinionon publik është fakti që gjobat janë një instrument që mund të keqpërdoren në luftën tregtare dhe fatkeqësisht, ligji shqiptar është i bazuar më tepër te gjobat ndërsa ligjet evropiane drejt lehtësive.

Egjithë vëmendja e administratës publike shqiptare nuk është si të vendosë gjoba por si të lehtësojë që kompanitë shqitpare të rriten.

Unë kam qenë gjithmonë kundër gjobave të larta. Në rastin konkret bëhet fjalë për një kompani e cila ka një emër të jashtëzakonshëm në treg.

Është e trishtueshme si njeri dhe si ekspert që ajo emblemë e Shqipërisë tashmë është katandisur në riskun e mbijetesës së saj dhe nga 300 punëtorë që kishte tani ka 150 dhe ka katër muaj që nuk punon. Ajo nuk prodhon paga e sigurime shoqërore për punonjësit e dyta akcizën që është një e ardhur e rëndësishme. Nga bllokimi i aktivitetit, qoftë dhe në kushtet e një gjobe, nuk po e paragjykoj gjobën, kompania duhet të ndjekë rrugën e apelimit administrativ e penal.

Nuk besoj që ka argumente të logjikshme që një kompani të vendoset përballë falimentimit. Duhen lehtësira. BE ka politika që japin ndihmë shtetërore për kompani që janë të suksesshme por në momente të caktuara mund të gjenden në vështirësi.

Ajo që mua më shqetëson është fakti që aplikohet një gjobë kaq e madhe dhe më pas që ta apelosh atë, duhet ta parapaguash atë”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura