Protesta e pedagogëve/ Deputetja e PL-së i del “krah”: Kërkesat e tyre sa një kilometër rrugë “e florinjtë” e kësaj qeverie, kërkojnë paga sa kolegët e tyre në Kosovë

Nov 24, 2022 | 13:58
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka dalë ditën e sotme në mbështetje të protestës së pedagogëve, për plotësimin e kërkesave të tyre.

WhatsApp Image 2022-11-24 at 13.44.43

Përpara ambienteve të Kuvendit, ku mbahej edhe protesta, Xhixho u shpreh se kërkesat e pedagogëve janë minimaliste dhe ata nuk kërkojnë asgjë më shumë sesa kolegët e tyre në Kosovë, që sipas saj është e mundur të realizohet pasi është vetëm sa një kilometër rrugë “e florinjtë” e qeverisë shqiptare.

Ajo shtoi se sot do të kërkohet votimi në Kuvend i kërkesave të pedagogëve dhe do të ndahet njëherë e mirë se kush është pro universitetit dhe kush është për shkatërrimin e tij.

“Jam sot në mbështetje të pedagogëve. Është e paimagjinueshme që elita e Shqipërisë gjendet sot në rrugë për të protestuar për të drejtat e saj, në vend që të jetë në auditor me studentët. Kërkesat e tyre janë minimaliste, aq sa një kilometër rrugë të florinjtë të kësaj qeverie. Kërkesat e tyre janë shume të drejta, kërkojnë rritje page sa kolegët e tyre në Kosovë. I kemi dhenë zë përmes amendamenteve, qoftë përmes kërkesës për rritje me 30 % në vitin 2023. Ndaj sot, është koha e veprave dhe jo e fjalëve, do të votohet sot në Parlament për kërkesat e ngritura për pedagogët. Ndaj sot, ne qoftëse jemi për një arsim cilësor dhe që vlera e diplomës së studentëve të ketë një vlerë më të madhe se sot, duhen votuar kërkesat e tyre të drejta. Unë do të jem sërish nesër për të treguar se si ka votuar Kuvendi për këto kërkesa dhe për të ndarë njëherë e mirë se kush është për universitetin dhe kush është për shkatërrimin e tij. Emigracioni masiv ka një mundësi përmes rritjes së buxhetit për arsimin për t’i dhënë fund kësaj drame që po i shkaktohet vendit sot”, është shprehur Xhixho.

© Panorama.al

Te lidhura