“Prisnin që unë të bëja s*ks me Gazin”- Meri Shehu: Gjëja më e pështirë që kam dëgjuar! Ai ka jetën e vetë, unë kam familjen time

Feb 11, 2024 | 20:11
SHPËRNDAJE

Pas daljes nga Big Brother Vip 3, Meri Shehu ka thënë se gjëja më e pështirë që ka dëgjuar për veten ishte se kanë pritur që të bëjë seks me Gazmend Ujakshin.

meri shehu gazi

Meri tha se Gazi ka jetën e tij, ndërsa shtoi se aty janë në një lojë dhe natyrisht mund të diskutonim vetëm me njëri-tjetrin se nuk kishim njerëz të tjerë.

LEXO EDHE: “Nuk jam frikacake t’i them që më përdore”- Meri flet për Ilnisën pas daljes nga Big Brother: Më ka fryrë! Nëse do e kisha tradhtuar si gjithë të tjerët, mbase…

“Të gjithë gazetarët që mua më përmendin Gazin në mënyrë të mirë ose në mënyrë shumë ordinere, me atë çfarë kam dëgjuar dhe që prisnin që unë të bëja seks me Gazin, them që për herë të parë në jetën time në 20 vite që punoj në televizion nuk kisha dëgjuar një gjë kaq të pështirë, kaq të keqe dhe kaq ordinere.

Këta janë gazetarë që kanë folur nëpër media dhe uroj që përfundimisht media shqiptare të pastrohet nga llumi dhe nga njerëz që nuk kanë të bëjnë me gazetarinë, me portalet e vërteta dhe me televizionin e vërtetë.

Gazi ka jetën e vet, ka jetën e vet dhe unë kam familjen time, aty ishte një lojë dhe ne ishim pjesë e një loje dhe natyrisht mund të diskutonim vetëm me njëri-tjetrin se nuk kishim njerëz të tjerë”, tha Meri.

LEXO EDHE: “Kam humbur një fëmijë tani afër”- Sara i rrëfehet Bardhit: Nuk e di askush brenda shtëpisë, as jashtë!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura