Princ Leka shoqërohet nga e dashura e re deri pranë Pallatit Mbretëror, çifti s’fshihet më pas divorcit të 42-vjeçarit me Elia Zaharinë

Jun 8, 2024 | 22:44
SHPËRNDAJE

Vetëm pak muaj më parë, Princ Leka dhe Elia Zaharia u divorcuan pas një sërë konfliktesh që çifti kishte pasur. Duket se tashmë që është një burrë i lirë, Leka nuk e fsheh më të dashurën e tij Blerta Celibashi.

princ leka blerta celibashi (2)

Paparaci ynë, ka mundur ta fotografojë çiftin, teksa kanë qenë duke kaluar një pasdite së bashku. Fotografja u fotografua e veshur casual, ku duket se në stilin e saj pëlqen veshjet e gjera. E veshur me xhinse dhe një këmishë të zezë të gjera, Blerta u shfaq e qetë në krah të partnerit të saj.

Nga ana tjetër, Princi si gjithnjë kishte zgjedhur një veshje mes sportives dhe formales, duke respektuar ‘code-dress’ e tij. Por ajo që na ra në sy ishte pikërisht fakti se çifti u fotografua vetëm pak metra larg shtëpisë ku Leka dhe Elia kishin jetuar. Në rrugën e Pedonales, ku dhe familja mbretërore ka jetuar, tashmë, Leka tashmë shkon vetëm për të takuar vajzën e tij.

princ leka blerta celibashi20

Si shihet edhe nga fotot e shkrepura nga paparaci ynë, nën shoqërinë e çiftit është bashkuar edhe një vogëlushe, por nuk ka qenë Geraldina. Nuk dihet nëse vogëlushja dhe gruaja që shkon pranë tyre janë të afërt të Blertës, apo miq të çiftit. E pas këtij takimi dhe shëtitjes që ka bërë me të dashurën e re, Leka është drejtuar për tek shtëpia ku dhe banon Elia dhe Geraldina.

princ leka blerta celibashi26

Ashtu si dhe vendimi gjyqësor shprehet, ai mund ta takojë vajzën e tij, çdo ditë dy orë. Dhe duket shkëputja nga Blerta është pikërisht për të shpenzuar kohë me vajzën e tij. Elia Zaharia dhe Princ Leka janë zyrtarisht të ndarë, pasi Gjykata e Tiranës vendosi më 25 prill të zgjidhë martesën mes çiftit të njohur. Nga marrëveshja e divorcit aktorja ka përfituar në një apartament 257 m2, i cili është në emrin e të bijës.

princ leka blerta celibashi25

Ndërsa artis tja do të ketë në pronësi të plotë të saj një dyqan 134 m2 si dhe një parking rreth 47 m2.Por në bazë të një marrëveshje që ish-çifti kanë arritur në 15 janar 2024, nëse Elia Zaharia do të martohet sërish ose do të nisë një bashkëjetesë do të humbasë të drejtat mbi pronat kur vajza e tyre Geraldina do të jetë në moshë madhore. Në vendim, gjithashtu, thuhet se aktorja ka s’do të mbajë më mbiemrin “Zogu”, por atë të vajzërisë “Zaharia”.

princ leka blerta celibashi24

Marrëveshja e firmosur mes tyre përcakton edhe takimet që Princ Leka do të ketë me Geraldinën, ku sipas dakordësisë vajza do të takohet me të atin 2 orë çdo ditë dhe do të shkojë në shtëpinë e tij në fundjave. Sipas marrëveshjes, Princ Leka do të paguajë 1 mijë euro vlerë monetare mujore si detyrim ushqimor kundrejt vajzës, shumë e cila përfshin shpenzimet për nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të nënës.

princ leka blerta celibashi23

Sipas vendimit të Gjykatës, tradhtia nuk ka qenë arsye e fundit të martesës së çiftit të njohur, siç është aluduar pas bërjes publike të romancës së Princ Lekës me fotografen Blerta Celibashi, me të cilën ka nisur edhe bashkëjetesën. Elia Zaharia dhe Princ Leka janë ndarë për shkak të konflikteve të vazhdueshme, mungesës së komunikimit dhe ndërprerjes së bashkëjetesës, fakte të pranuara nga aktorja si edhe 42- vjeçari.

princ leka blerta celibashi princ leka blerta celibashi23 princ leka blerta celibashi22 princ leka blerta celibashi21 princ leka blerta celibashi20 princ leka blerta celibashi19 princ leka blerta celibashi18 princ leka blerta celibashi17 princ leka blerta celibashi16 princ leka blerta celibashi15 princ leka blerta celibashi14 princ leka blerta celibashi13 princ leka blerta celibashi12 princ leka blerta celibashi11 princ leka blerta celibashi10 princ leka blerta celibashi9 princ leka blerta celibashi8 princ leka blerta celibashi7 princ leka blerta celibashi6 princ leka blerta celibashi5 princ leka blerta celibashi4 princ leka blerta celibashi3 princ leka blerta celibashi2 princ leka blerta celibashi1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura