Pretendojnë se nuk kanë marrë pagat prej 3 muajsh, punonjësit e Portit të Shëngjinit ngrihen në protestë: Do të bllokojmë punën nëse problemi nuk merr zgjidhje

Mar 21, 2023 | 9:34
SHPËRNDAJE

Punonjësit e Portit të Shëngjinit janë ngritur në protestë këtë të martë, pasi pretendojnë se nuk kanë marrë pagat prej 3 muajsh.

Sipas burimeve për Panorama.al bëhet me dije se ata shprehen se kjo ndërmarrje që është me vetëfinancim po falimenton nga keqmenaxhimi.

Ata i kërkojnë drejtuesve të portit të shpallin falimentin në bazë të ligjit.

Ndërkohë punonjësit paralajmërojnë bllokim të punës nëse problemi nuk merr zgjidhje.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura