Pretendimet se Putini dërgon sozi në takime dhe vetë fshihet në bunker, reagon për herë të parë Kremlini

Apr 25, 2023 | 18:29
SHPËRNDAJE

Kremlini ka hedhur poshtë pretendimet se presidenti rus Vladimir Putin përdor sozi për takime të ndryshme dhe vetë fshihet në bunker.

lcimg-448dde77-12ec-445d-a849-93c7fe481242

Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i hodhi poshtë pretendimet se lideri 70-vjeçar rus shpenzon pjesën më të madhe të kohës duke u mbrojtur në një bunker bërthamor.

“Ju ndoshta keni dëgjuar se Putini ka shumë sozi që punojnë në vend të tij, ndërsa ai qëndron në një bunker,” tha Peskov në një konferencë në Moskë.

“Edhe një gënjeshtër,” shtoi ai duke qeshur.

“Ju e shihni vetë se si është presidenti ynë: Ai gjithmonë ka qenë dhe është tani mega-aktiv, ata që punojnë pranë tij e dinë këtë gjë,” shtoi Peskov.

“Energjia e tij është për t’u pasur zili. Ne i urojmë atij shëndet të plotë. Sigurisht, ai nuk futet në asnjë bunker. Edhe kjo është një gënjeshtër.”

Kremlini ka hedhur poshtë gjithashtu në mënyrë të përsëritur zërat se Putin është i sëmurë gjatë viteve të fundit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura