“Prestige Resort’ me leje që nga 2016”/ Avokati Kanxheri: Ndërhyrje arbitrare, i jemi drejtuar gjykatës! Policia dhe IKMT s’kanë paraqitur asnjë dokument.

Dec 1, 2022 | 11:20
SHPËRNDAJE

Avokati i ‘Erioni.sh.p.k’ të ‘Hysenbelliu Group’, Erion Kanxheri ka folur për News24 për sulmin e paligjshëm ndaj ‘Prestige Resort’.

Gjatë intervistës ai tha se është kryer një procedurë arbitrare nga ana e IKMT në ‘Prestige Resort’.

“Sot rreth orës tetë janë paraqitur forca të shumta polica. Kanë kryer disa procedura të sigurisë, kanë nxjerrë jashtë nëpërmjet policisë të gjithë stafin dhe përfaqësues. Nga ana e tyre na është thënë se nuk ka asnjë vendim apo dokumentacion. Nga ana jonë është kërkuar dokumentacion por nuk ekziston. Jemi në një procedurë arbitrare të njëanshme që IKT në mbështetje të policisë po kryejnë. Ne kemi kërkuar informacion nëse ka pasur njoftime apo shpalle dhe në asnjë rast nuk ka ndodhur.

Theksoj që në hotel aktualisht ka pushues dhe sende personale të stafit dhe të rezidentëve përkatëse. Nuk është dhënë arsyeja apo shkaku urgjent nga IKMT. I jemi drejtuar gjykatës duke kërkuar pezullimin e veprimeve të paligjshme dhe janë të natyrës emergjente që duhet të pezullohen. Jemi në pritje dhe në momentin që do të ketë reagim do të njoftojmë IKMT. Këtë herë nuk kanë as procesverbal dhe asnjë vendim të komunikuar”, tha avokati.

Ndërsa foli për lejen ai tha: “Leja për objektin është e vitit 2016 dhe është njoftuar dhe IKMT në atë kohë dhe tani është në dijeni të kësaj leje dhe tani interpretimi i tyre është i çuditshëm”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura