Presidenti Begaj poston foton krah Ismail Kadaresë: Shkrimtari që e ka rritur dhe nderuar emrin e Shqipërisë në botë

Jan 28, 2023 | 15:14
SHPËRNDAJE

Presidenti Bajram Begaj i ka uruar me një foto ditëlindjen shkrimtarit të njohur Ismail Kadare duke e quajtur mjeshtër të letërsisë shqiptare.

begaj

Në postim e tij, Presidenti shprehet se Kadare është ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare, dhe gjithashtu shkrimtari që ka rritur dhe nderuar emrin e Shqipërisë në botë.

Postimi i Presidentit Begaj:

Patëm kënaqësinë që së bashku me Armandën, t’i uronim sot ditëlindjen mjeshtrit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare.

I përkthyer në mbi 45 gjuhë, ai është ambasadori më i mirë i kulturës shqiptare, historisë dhe identitetit tonë, shkrimtari dhe intelektuali që e ka rritur dhe nderuar emrin e Shqipërisë në botë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura