Pranoi se qëndronte pas sulmit të armatosur në Veri, arrestohet ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç

Oct 3, 2023 | 14:49
SHPËRNDAJE

Ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç, i cili ka marrë përsipër organizimin e sulmit të armatosur në veri të Kosovës, është arrestuar ditën e sotme në Serbi.

Milan Radoiçiç1

Lajmi u dha nga Ministria e Brendshme e serbisë, ku thuhet se policia ka bastisur banesën e Radoiçiçit.

“Më 3 tetor 2023, zyrtarët policorë të Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë bastisur banesën dhe lokalet tjera të Milan Radoiçiçit, i cili do të mbahet deri në 48 orë”, njoftoi MPB e Serbisë.

Ministria e Brendshme serbe raporton se ai është dërguar në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me kallëzim penal.

 

Radojiçiç pranoi se kishte marrë pjesë në sulmet ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Deklarata e tij erdhi pas publikimit të imazhave të Radojiçiç në mesin e grupit terrorist.

Ai ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura