“Portreti i Pambaruar i Clara Bellinit” vlerësohet me tri çmime të tjera ndërkombëtare

Sep 18, 2022 | 19:16
SHPËRNDAJE

Një histori e risjellë në film, nga regjisori Namik Ajazit, nga Tirana e viteve ’80-të, nga kohët kur regjimi i egër dikatorial i shndërronte dashuritë e pastra në të ndaluara, në makth e fatalitet…. një “Portreti i pambaruar i Clara Bellinit” i vajzës së ambasadorit italian në Shqipëri, pas së cilës u marros krejt pafajësisht një djalë, një artisti i ri shqiptar… po vazhdon të tërheqë jo vetëm vëmendje por edhe çmime në festivalet ndërkombëtare, ku po prezantohet denjësisht vit pas viti.

cmimi

Pas vlerësimit si “Filmi më i Mirë me Metrazh të Gjatë” në edicionin e 21-të të Festivalit të Kalsruhe në Gjermani, filmi sapo ka rrëmbyer në Cilento International Film Festival, duke garuar mes 1432 filmash konkurues (220 prej të cilëve të huaj), tri çmime njëherazi:

– Çmimin ndërkombëtar si “Filmi më i mire” në të gjithë komponentët.

– Çmimin “Fotografia më e mirë”, Nino Çeleste, Drejtor Fotografie.

– Çmimin “Aktoria jo protagoniste më e mirë”, Marta Gastini,

“Portreti i Pambaruar i Clara Bellinit”, është një bashkëprodhim shqiptaro-italian, me regji të Namik Ajazit dhe skenar të Ruzhdi Pulahës, bazuar në historinë e vërtetë e në dokumentet reale të nxjerra nga puna kërkimore gati tre vjeçare e regjisorit Ajazi në arkivat e Ministrisë së Brendshme dhe jo vetëm.

Historia që lidh dy shtetet, Shqipërinë dhe Italinë, dy gjuhë e dy kultura, vjen padiskutim në film nga një kast aktorësh shqiptarë e italianë, duke nisur nga i madhi Remo Girone e duke vijuar me Marta Gastini, Beatrice Aiello, Anton Kodrinaj, Vityoria Zinny, Olta Daku, Guljem Radojan, Alfred Trebickën, Rajmonda Bulkun, Valdrin Hasani etj.

Filmi pritet të shfaqet në disa qendra të filmit në Europë, si Frankfurt, Madrid e së shpejti edhe në Prifest.

d5d77b02-d1f0-4f31-b78d-d10bc893a5a9 5 6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura