Porositi vrasjen e gruas/ Nga Rita Ora, Dua Lipa deri Edi Rama, fiksimi i Naim Murselit me VIP-at. Asnjë foto në rrjetet sociale me bashkëshorten

Dec 1, 2023 | 23:07
SHPËRNDAJE

Një krim i rëndë ka tronditur Kosovën. Ish-këshilltari i Bexhet Pacollit, Naim Murseli është arrestuar nga Policia për shkak se dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij Liridona Murseli, dy ditë më parë.

Naim Murseli dhe vipat

U mësua se mbrëmjen e sotme, Murseli ka pranuar porositjen e vrasjes së gruas së tij Liridonës, të cilës sot iu dha lamtumira e fundit pasi mbeti e vrarë mbrëmjen e 29 nëntorit në një pritë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë teksa po udhëtonte me bashkëshortin e saj, Naim Murselin si dhe fëmijët.

Nga mbikëqyrja e rrjeteve sociale të Naim Murselit, vihet re se ai ka foto me personazhe të njohur të politikës, showbizit dhe sportit. Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka foto me Edi Ramën. Dua Lipën, Rita Orën, Loredanën, Olta Gixharin apo Granit Xhakën.
Ndërsa bie në sy mungesa e fotove me bashkëshorten e tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura