“Popullsia e vendit po ulet me rreth 20 mijë banorë në vit”- Profesori ngre alarmin: Shkak, emigracioni masiv

Feb 21, 2024 | 21:53
SHPËRNDAJE

Profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE) dhe ekspert i Kombeve të Bashkuara për çështjet e popullimit dhe të arsimit, Arjan Gjonçaj thotë se situata është dramatike dhe se popullsia e vendit po ulet me rreth 20 mijë banorë në vit.

arjan gjoncaj

I ftuar në emisionin “Open” në News24, profesori tha se arsyeja për zbrazjen e vendit nga qytetarët nuk është vetëm ulja e lindshmërisë, por emigracioni masiv, i cili si rezultat shkakton edhe uljen e lindjeve.

“Situata është dramatike. Shpopullimi i vendit është i qartë. Popullsia e vendit po ulet me rreth 20 mijë banorë në vit. Mendoj se popullsia mund të jetë më pak se 2.6 milionë banorë. Është një çështje e rëndësisë kombëtare dhe nuk ka qenë në politikat e qeverive.

Nga viti 1989 më shumë se 1/3 e popullsisë është larguar nga vendi, këto janë shifra të sakta. Pse po ndodh kjo nuk është thjesht rënia e lindshmërisë, por kryesisht është rritja e emigracionit dhe vazhdimësia e tij.

Shkaku është rritja e emigracionit, jo lindshmëria. Shpjegimi është shumë i thjeshtë. Duke emigruar njerëzit e moshës riprodhuese natyrisht influencojnë edhe nivelin e lindshmërisë”, shpjegoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura