Policia turke operacion të madh në disa zona, arrestohen 36 persona të lidhur me Shtetin Islamik

Apr 21, 2024 | 15:27
SHPËRNDAJE

Autoritetet turke kanë arrestuar 36 persona për lidhje të dyshuara me Shtetin Islamik.

policia turke

Arrestimet janë bërë në operacionet e kryera në katër provinca, ka njoftuar të dielën Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya, raporton Reuters.

Në një postim në platformën e mediave sociale “X”, Yerlikaya  theksoi se policia kishte arrestuar të dyshuar që u zbulua se ishin aktivë brenda Shtetit Islamik,  që ndihmonin në financimin dhe sigurimin e furnizimeve për grupin.

Policia ka sekuestruar gjithashtu disa armë gjahu dhe pistoleta si pjesë e operacionit,  ka bërë të ditur Yerlikaya.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura